VIDEO/ Shpëtohen dy turistët gjermanë që kishin humbur tek “Syri i Ciklopit”, pamjet e operacionit
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas përfundimit me sukses të operacionit për shpëtimin e dy turistëve gjermanë që kishin humbur në “Syrin e Ciklopit”.
Balla shkruan se ky ishte një operacion i vështirë për shkak të terrenit malor dhe mungesës së orientimit në errësirë.
Ministri bën me dije se operacioni u realizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe grupi alpin i Forcës Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Alpinizmit.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
???????? Miku i huaj në besën e shqiptarit???? Ka përfunduar me sukses shpëtimi i dy turistëve gjermanë kishin humbur në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”. Ky ishte një operacion i vështirë për shkak të terrenit të veshtirë malor dhe mungesës së orientimit në errësirë. Operacioni i kërkim-shpëtimit u realizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe grupi alpin i Forcës Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Alpinizmit????????♀️
