Vendimi për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Ditë e zezë për Shqipërinë, kodi mafioz që Rama i përcolli SPAK-ut

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e konsideroi një mesazh mafioz të mazhorancës socialiste për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Bardhi: Mesazhi mafioz që Edi Rama i përcolli sot SPAK se nuk mund ta prekë Olta Xhaçkën.

Njësoj siç u soll sot me Gjykatën Kushtetuese dhe nesër nëse ata marrin vendime kundër Xhaçkës.

Nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në ditën e vdekjes së diktatorit, vdiqën kushtetueshmërinë në vend dhe reformën në drejtësi.

Është një ditë e zezë për Shqipërinë. Ne duhet të marrim një vendim nëse duhet t’i drejtohemi më Gjykatës Kushtetuese.

Nga sot nuk e kuptoj se për çfarë do të paguhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”, theksoi ai midis të tjerash.

Pa diskutim unë nuk pres nga Edi Rama, e kam ditur mirë raportin që ka me dretsiën dhe zbatimin e parimeve të shtetit ligjor.

Heshtja do të thotë të mbështesin grisjen e një vendimi të GJK.

Kodi me mesazhi mafioz që Rama i përcolli prokurorisë së posaçme është që nuk mund ta prekë Olta Xhackën.

Nuk ka asnjë dallim mes një vendimi të GJK dhe GJKKO.

Prandaj në ditën e vdekjes së diktatorit, vdiqën kushtetutshmërinë në vend dhe reformën ne drejtësi. Ditë e zezë për Shqipërinë dhe Parlamentin.

Duhet të marrim një vendim nëse duhet t’i drejtohemi GJK. Nëse vendimet e tyre nuk zbatohen, e marrin pagën kot”