Çështja Xhaçka/ Kikia: Asnjë opozitë nuk do e linte pa e shfrytëzuar këtë rast
Analisti, Mentor Kikia në një intervistë në Ora News u shpreh për cështjen e Olta Xhaçkës se asnjë opozitë nuk do e linte pa e shfrytëzuar këtë cështje.
Kikia: Opozita është duke bërë atë që do duhej të bënte normalisht cdo opozitë.
Ajo që bie në sy, është fakti që prej 5 muajsh opozita ishte mbyllur në atë aksionin e saj parlamentar atipik duke mos marrë pjesë në seancë, por duke ngritur një axhendë me qëllim bllokimin e parlamentit dhe ishte shkëputur tërësisht nga aktiviteti në terren.
Rikthimi i opozitës në jetën e rregullt parlamentare pas atij ribashkimi mes dy grupeve të Berishës dhe Bardhit, coi edhe në ngritjen e një axhende jashtë parlamentare me takimet që po zhvillohen nga opozita në terren.
Prej një jave është edhe aksioni opozitar që ka në epiqendër bashkinë e Tiranës, pas arrestimit të disa ish drejtuesve të bashkisë.
PD pas një bojkoti 5 mujor, tashmë grupi parlamentar i pjesës më të madhe të opozitës është tashmë në një normalitet të jetës politike.
Asnjë opozitë nuk do e linte pa e shfrytëzuar këtë, një ish minister dhe një deputete bashkëshorti i së cilës fiton statusin e investitorit strategjik.
