Bardhi rikthen deputetët në grup, Alibeaj dhe Spaho përplasen për përjashtimet

11 deputetët që Lulzim Basha i përjashtoi nga grupi parlamentar janë rikthyer në radhë.

Gazmend Bardhi ka zhbërë vendimin e muajit shtator, çka bëri që Alibeaj ta konsideronte pjesë të marrëveshjes.

Deputetët e përjashtuar në 28 shtator nga grupi parlamentar i PD janë rikthyer sërish.

Kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla ka lexuar shkresën e Gazmend Bardhit që zhbën firmën e Bashës për 11 deputetë.

I pakënaqur nga kjo mbeti Enkelejd Alibeaj.

‘’Për të cilët, deputetë apo jo keni vendosur që ti fusni apo jo në grupin parlamentar të PD-së.

Po ju bëj me dijë zonjë se ende nuk e keni ndarë përfundimisht këtë historinë se si bëhet përfaqësimi dhe nga kush kryesohet grupi parlamentar i PD-së’’, tha Alibeaj.

Ndërsa Edmond Spaho vijoi debatin e brendshëm mes demokratëve duke shigjetuar ish kolegun në selinë blu.

‘’Pozicionimi i deputetëve nuk përcakohet nga përjashtimet enversite të Bashës apo nga pëlqimet e Alibeajt’’, tha Spaho.

Për socialistët përplasjet duhet të zgjidhen jashtë sallës së parlamentit.

E për këtë Alibeaj akuzat i vijoi përballë medieve.

Pas krisjes në fund të vitit 2021 pd është përfshirë nga debate se cili ka vulën dhe mandatin e kryetarit berisha apo basha