Tritan Shehu: Berisha i burgosur politik, ka deformime të paimagjinueshme të demokracisë
Deputeti demokrat Tritan Shehu gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend tha sa ishte rritja e GDP-së në Shqipërisë nga rritja e turizmit është vetëm 0.4%.
Shehu tha se kjo shifër është e papërfillshme dhe kjo lidhet drejtpërsëdrejti me atë se turistët kur vijnë këtu konsumojnë jo prodhimin vendas, por ato të importuara.
Deputeti i PD-së tha se Ballkani i hapur dëmtoi prodhimin vendas, duke bërë që konkurenca e padrejtë të ishte shkatërruese për sektorin blegtoral dhe bujqësinë.
“U miratuan marrëveshje që i shkonin për shtat produkteve serbe”, tha Shehu. Ai theksoi se në Shqipëri kemi të burgosur politik.
“Si mund të ecim ne në rrugën drejt BE-së kur liderin e opozitës e kemi të burgosur politik. Edi Rama nuk do Perëndimin, por do Lindjen, do që ti mbyllë gojën opozitës, të mbajë të burgosur politikisht liderin e opozitës. Ky Kryeministër ka frikë nga integrimi europian, sepse Europa nuk është vendi i regjimeve”, tha Shehu.
Ai akuzoi Edi Ramën për krijimin e konflikteve artificiale me vendet e BE-së me synim që të bllokojë integrimin e Shqipërisë. Shehu tha se kemi deformime të paimagjinueshme të demokracisë në vend.
