Avokati kallëzon në SPAK drejtuesin e KPK-së për shpërdorim detyre

Avokati Arben Dashi kallëzon në SPAK drejtuesin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Eoland Ilia, për shpërdorim detyre.

Kallëzuesi pretendon se Ilia ka qenë nën hetim lidhur me një procedim penal të prokurorisë Shkodër për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Sipas kallëzimit, hetimet u bënë për korrupsionin në sistemin universitar.