Emrat+Video/ Aksident me vdekje në Lushnjë, humb jetën një 25-vjeçar, mbetet i plagosur rëndë një 21-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kthesën e Çerm Sektori në Lushnjë, ku ka mbetur i vdekur një 25-vjeçar.

Viktima quhet Gëzim Allpiçi dhe humbi jetën në vendngjarje, ndërsa është plagosur rëndë një 21-vjeçar i quajtur Ismail Osmani i cili është dërguar në spitalin e Traumës.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.