EMRAT+VIDEO/ Kërcet arma në Shkodër, plagoset një person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2024, 19:46
Një plagosje me armë është regjistruar këtë mbrëmje në qytetin e Shkodrës.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në Bërdicë.
I plagosur mësohet se ka mbetur një 17-vjeçar Amarildo Gjergji, ndërsa autori i dyshuar është Genti Dushku.
Policia është në vendngjarje.
Motivet e plagosjes janë të paqarta.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
