FOTO+VIDEO/ Mbi 4 orë të bllokuar në Syrin e Ciklopit, policia shpëton dy turistët gjermanë

Ky është momenti ku forcat Alpine dhe një skuadër e shërbimit të kërkim-shpëtimit Malor një ditë më parë zhvilluan një operacion në një terren të vështirë malor për të shpëtuar dy shtetas gjermanë në zonën e Krrabës.

Pas marrjes së njoftimit, operacioni është kryer në orët e vona të darkës ku forcat policore alpine filluan kërkimin për  nga ora 20:00 teksa u bë i mundur gjetja e dy turistëve në zonën Syri i Ciklopit.