Laboratori i drogës në shtëpinë e zyrtarit të PS-së në Fier, SPAK kërkon 93 vite burg për 10 të akuzuarit
Prokuroria e Posaçme Anti-Kurrupsion (SPAK) ka dhënë pretencën për laboratorin e drogës në Fier, ku kërkon në total dënimin me 93 vite burg për 10 të akuzuarit.
Per shkak te gjykimit te shkurtuar, te akuzuarit perfitojne uljen e 1/3 se denimit ne rast se shpallen fajtor.
"Prokuroria e Posaçme ka lexuar këtë të enjte pretencën për grupin e personave të arrestuar për laboratorin e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit.
Organi i akuzës kërkoi dënimin me:
10 e 8 muaj për Viktor Çervanakun, ish kryekomunar i Frakullit.
Klajdi Kodra (Vrioni) 12 vite
Bledar Matoshi 8.4 vite
Denison Çervanaku 8 vite
Nikolin Gjolena 12 vite
Redion Meshi 10 vite
Zenel Çervanaku 10 vite
Enxhi Ferhati 8 vite
Julian Malaj 2 vite për moskallëzim krimi
Marildo Rona 8 vite
Ata akuzohen për trafik narkotikësh, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Sipas SPAK, këta persona janë përgjegjës për trafikimkn e 485 kg kokainë e fshehur në pleh kimik", njofton gazetari Edison Vatnikaj.
Ngjarja
Laboratori i drogës u zbulua në Frakull të Fierit, në shtëpinë e zyrtarit të PS-së, Viktor Çervanaku.
Nga hetimet rezultoi se ngarkesa e kokainës ishte porositur në Kolumbi në muajin Maj 2022.
Kokaina ishte fshehur brenda thasëve me pleh kimik me peshë 24 ton.
Më pas, “ngarkesa” me pleh kimik u nis nga Kolumbia në drejtim të Portit të Pireut në Greqi, dhe më pas me destinacion tranzit në Portin e Barit në Mal të Zi.
Operacioni policor u zhvillua të enjten e 24 nëntorit 2022 në banesën në pronësi të ish-kryetarit të Komunës Frakull e Madhe, nga SPAK, DEA amerikane dhe policia malazeze.
Plehu kimik ishte porositur nga kompania e regjistruar në emër të Zenel Çervenakut.


