Një ditë para seancës, “Rithemelimi” publikon raportin për mandatin e Olta Xhaçkës: Çështja të dërgohet në Kushtetuese
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2024, 12:01
Një ditë para seancës plenare të kësaj të enjteje, grupit i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka publikuar raportin që mban firmën e Gazment Bardhit në lidhje me mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.
Ky raport është publikuar në faqen e Kuvendit, ndërsa mban firmën e kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi.
Grupi demokrat shprehet se çështja do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas raportit, Gjykata Kushtetuese duhet të konstatojë papajtueshmërinë me mandatin e Xhaçkës.

Nesër kjo temë do të diskutohet në Kuvend, ndërsa do të votohet nëse çështja për mandatin do të shkojë apo jo në Kushtetuese.

