Hitaj: Komisioni i Dezinformimit nuk duhet ta kalojë ''vijën e kuqe'' në asnjë moment

Gazetari, Arbër Hitaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se për Komisionin e Dezinformimit, nuk duhet kaluar vija e kuqe në asnjë moment.

Hitaj: Unë besoj se vija e kuqe nuk duhet të kalohet në asnjë moment.

Puna e këtij komisioni duhet të jetë sic e përmban ligji, që lidhet me fenomene të huaja.

Nuk duhet të ngatërrohet në asnjë moment, me ndërhyrjen në politikën editoriale, në censurimin e medias në Shqipëri ose presione të ndryshme me ligj.

Sepse komisionet parlamentare në fund do merren me rekomandime.

Në fund të ditës do bëjnë edhe rekomandime që në fund të ditës do konkludojnë në një paketë ligjore.

Ka qenë një raport që është publikuar rreth 2 vite më parë që nxirrte disa portale që sipas këtij raporti kanë një tentativë pro ruse ose është një retorikë anti NATO.