Çipa: Konsulenca me grupet e interesit për komisionin e Dezinformimit, duhet të jetë specifike
Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se konsulenca me grupet e interesit për komisionin e Dezinformimit duhet të jetë specifike.
Çipa: Zakonisht unë i referohem artikulimeve zyrtare. Kjo është një nismë e ardhur nga grupi socialist në parlament.
I cili përcakton për herë të parë ngritjen e një komisioni të posacëm parlamentar i cili do merret me cështjen e dezinformimit.
Dizinformimi si pretendim i tyre nuk prek vetëm median, por përfshin në strukturën parlamentare të diskutimi dhe hartimit të një drafti ligjor, edhe 4 komisione të tjera parlamentare, përkatësisht, komisionin e ligjeve, komisionin e sigurisë, komisionin për infromim dhe një komision tjetër.
Të jepet një draft zyrtar, sepse drafti që është publikuar në fakt është një draft i servirur në mënyrë jo zyrtare.
Zyrtarisht unë nuk di që ti jetë drejtuar ndonjë grupi interesi.
Të paktën organizata, pjesë e së cilës jam dhe unë nuk na ka ardhur një gjë e tillë.
Konsulenca me grupet e interesit duhet të jetë specifike, sidomos për pjesën e entitetit të medias.
