Fiter Bajrami në Durrës, mesazhe paqeje dhe begati për të gjithë besimtarët shqiptarë

Pas një muaji agjërim, lutje, adhurime, besimtarët myslimanë shqiptarë dhe ata në mbarë botën, festojnë sot Fitër Bajramin.

Dhjetëra besimtarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e faljes së Namazit të Fitër Bajramit në qytetin e Durrësit.

Kremtimi i kësaj dite, siç është bërë traditë, në qytetin bregdetar ka nisur në 6:20 të mëngjesit, kur dhjetëra besimtarë myslimanë falin namazin, ndërsa kanë shkëmbyer mesazhe paqeje mes njërit-tjetrit, duke uruar mbarësi dhe begati për të gjithë besimtarët shqiptarë.

Të gjithë besimtarët, së bashku me familjet mblidhen në drekën e madhe të Fitër Bajramit që simbolizon mbylljen e muajit të sakrificës.

Fiter Bajrami në Durrës, mesazhe paqeje dhe begati për të