Festime në Krujë dhe Fushë-Krujë, besimtarët falën Namazin e Fiter Bajramit te stadiumet e qyteteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2024, 09:24
Pasi kanë përmbyllur 30 ditë agjërim të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë në Krujë dhe Fushë-Krujë kanë festuar festen e Fiter Bajramit.
Falja e Namazit është kryer në orët e para të mëngjesit në dy stadiumet e qytetit. Me qindra besimtarë myslimanë janë mbledhur në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë për të falur Namazin e Fiter Bajramit.
Faljen e Namazit në Fushë-Krujë e drejtoi Hoxhë Muharrem Vrana, i cili u foli besimtarëve duke përcjellë mirësinë e Bajramit dhe të mirat e këtij muaji sakrifice të Ramazanit.


