Komisioni i Dezinformimit, Shkurti: Nuk ka transparencë, në Shqipëri s'ka situatë dezinformuese
Gazetari, Armir Shkurti i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se për komisionin e Dezinformimit nuk ka transparencë.
Shkurti: Kjo është një gjë që nuk është fort në dritën e diellit.
Pse nuk ka transparencë, nuk e di, mund të jetë edhe për arrogancë për neglizhencë apo se vërtet ka një kërcënim për cështje të sigurisë Kombëtare.
Në Shqipëri, informacioni mesa konceptoj unë është goxha i kontrolluar.
Nëse i referohen rrjeteve sociale, dakord pasi me rrjetet sociale kemi një përvojë gjatë pandemisë ku qarkulluan lloj lloj teorish.
Duke parë situatën aktuale në Shqipëri, mendoj se është një gjë krejtësisht e cuditshme.
Në rastin konkret ka goxha mjegull, nuk shoh unë të ketë ndonjë situatë dizinformuese në Shqipëri.
Për cështjet e sigurisë Kombëtare, me ndikim rus e kinez nuk di të ketë.
