DOKUMENTI/ Begaj liron të burgosurit për Bajram, Presidenti dekreton Amnistinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2024, 15:20
Një ditë para festës së Fiter Bajramit, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Amnistinë Penale duke i dhënë mundësi disa të burgosurve të cilët përfitojnë që të lirohen nga burgu.
Nga ligji i miratuar në Kuvend me 110 vota pro, do të përfitojnë 1 100 të dënuar.
“Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, firmosi sot dekretin nr. 139, datë 09.04.2024, “për shpalljen e ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie””, njoftoi Presidenca.
Me miratimin e Amnistisë Penale përfitojnë 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.
Projektligji u miratua pas disa muajsh vonesë për shkak të debateve mes palëve politike.
Amnistia Penale u miratua në parlament më datë 4 prill me 110 vota pro.

