Edhe Qeveria "Meloni" ratifikon marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë, e çon në Parlament draft-ligjin përkatës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2024, 20:17
Qeveria Meloni ka aprovuar sot marrëveshjen e njohjes së të drejtës së pensioneve me Shqipërinë.
Në mbledhjen e zhvilluar sot, Këshilli i Ministrave ka ratifikuar marrëveshjen e arritur më 6 shkurt 2024 në Romë mbi sigurimet shoqërore mes dy vendeve e nënshkruar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Bashkëpunimit ndërkombëtar e Ministria shqiptare të Punëve të Jashtme.
Qeveria Meloni ka informuar se ka hartuar një draft ligj mbi këtë marrëveshje e që do të shkojë së shpejti në Parlament për t'u aprovuar në dy dhomat e tij.

