Kredi sovrane për bizneset, shlyerja 7 vite për investimet, 3 për blerje lënde të parë
Fasonët dhe kompanitë e tjera të industrisë përpunuese do të kenë në dispozicion 4 miliardë lekësi kredi sovrane.
Sipas vendimit të qeverisë interesat që duhet të paguajnë shkojnë në 1.5 për qind.
Për ata që fondin do ta marrin për investime, do të duhet ta shlyejnë huanë për 7 vite, ndërsa për blerjen e parë në 3 vite
Kompanitë që veprojnë në industrinë përpunuese do të mund të marrin kredi me interes 1.5 për qind në 11 banka të shqipërisë.
Skema është mbështetur nga garancia sovrane e qeverisë me një vlerë prej 4 miliardë lekësh, ku shteti do të përballojë interesat që kalojnë mbi përcaktimin për ti favorizuar.
Në vendim shumat që do të kërkohen hua do të ndahen në dy kategori.
Në rastet kur subjektet do të kërkojnë financim për investime në teknologji dhe në futjen e paisjeve moderne të pëpunimit do të kenë një afat shlyerje prej 7 vitesh.
Në këtë mënyrë subjektet do të mund të rrisin prodhimin, por dhe të ulin kostot për krahun e punës.
Nga ana tjetër për ata që do të kërkojnë para për të blerë lëndë të parë kredia do të duhet të shlyhet brenda 3 vitesh, por se do të jetë në dispozicion për të përballuar koston.
Aplikimet për to do kenë afat deri në tetor të vitit 2024.
Vendimi për garancinë sovrane erdhi si pasojë e humbjeve që pësuan kompanitë fason nga rënia e erus.
Si zgjidhje qeveria dha rimbursimin e shpejte të tvsh por dhe mbështetje me fonde për tu përshtatur në garën e modernizimit të kompanive.
