Mbi 87 mijë mjete u paraqitën për kontroll teknik në 3 muaj

87,315 mjete kanë kryer testin e kontrollit teknik për periudhën janar-mars 2024, ose 19.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë për vitin 2022, bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Sipas DRSHTRR-s, 35% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë; 92% e mjeteve të testura janë automjete 4+1 – 8+1 vende; 32.5% e totalit të mjeteve të testuara janë ritestuar ose 2.2 % më shumë krahasuar me janar-mars 2022.

Në totalin e mjeteve të kontrolluara, 35.4 % e mjeteve kanë ngelur, 5% më shumë  krahasuar me janar-mars 2022, nuk e kanë kaluar testimin si pasojë e problematikave të ndryshme ku dominojnë: 45 % me mangësi vizuale e funksionale; 25 % për sistemin e shkarkimit të gazrave; 15% për sistemin e drejtimit; 15% për sistemin e frenimit.

Sipas DRSHTRR-së, 1,650 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë, ose 9.3 % më shumë krahasuar me janar-mars 2023.

Mbi 87 mijë mjete u paraqitën për kontroll teknik në 3 muaj