VIDEO/ Vinçi i pret rrugën ‘Golf-it’, lëndohet në nofull pasagjerja

Një aksident ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Kuçovës, në vendin e quajtur "Meteor".

Një Vinç, në përpjekje për tu kthyer, i ka prerë rrugën një automjeti tip Golf 6, ku udhëtonin dy vajza.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar në nofull pasagjerja e makinës, ndërkohë që dy drejtuesit e të dy mjeteve nuk kanë pësuar lëndime.

E dëmtuara është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat të policisë rrugore, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit, për të konkluduar në shkaqet dhe dinamikën e tij. /syri