Blegtorët protestojnë në Lushnjë/ Derdhet në rrugë autoboti me qumësht (VIDEO)

Vijon protesta e fermerëve në Lushnje. Rreth 30 traktorë parakalojnë në mënyre simbolike me mjetet bujqësore në autostradën Lushnje-Fier. Në shenjë proteste ata kanë derdhur qumështin në rrugë.

Dhjetëra fermerë me pankarta kërkojnë ndërhyrje për situatën e ngërçit me mbledhjen e qumështit. 

Blegtorët protestojnë për uljen e çmimit të qumështit nga fabrikat grumbulluese. Ata pretendona se që e prej datës 1 prill është ulur me 100 lekë të vjetra për litër qumësht, ndërsa ulja e çmimit është bërë nga fabrikat e përpunimit qumështit.

Blegtorë dhe prodhues të qumështit me pankarta në duar, kërkojnë mbështetje për fermat shqiptare dhe respekt për prodhimin vendas dhe ndërhyrje për rregullimin e tregut.

Në protestë marrin pjesë fermerë nga Lushnja, Fieri, Berat, Vlora, Kavaja, të cilët janë nisur me traktorët e tyre drejt

rrethrrotullimit të Savrës.

Blegtorët protestojnë në Lushnjë/ Derdhet në rrugë