PAMJET/ Digjet makina e drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë, flet babai i Anjeza Shikos: Ngjarja lidhet me detyrën e saj

Është djegur gjatë natës në një garazh në Vlorë në zonën e Plazhit të Vjetër, makina në pronësi të drejtoreshës së Tatim-Taksave në bashkinë e Vlorës, Anjeza Shiko.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22: 15 të datës 7 prill, teksa mjeti tip "Volkswagen" është në pronësi të babait të drejtoreshës së Tatimeve, Muhamet Çota, por përdorej nga vajza e tij.

PAMJET/ Digjet makina e drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë,
Në foto: Anjeza Shiko

Babai i Anjeza Shikos, drejtoreshës së Tatimeve në Vlorës që i dogjën makinë, Muhamet Çota, tha se mjetit i është vënë flaka për shkak të punës që bën vajza e tij.

"Është e vajzës mbrëmë rreth dhe orës 10 e çerek është konstatuar tym në garazh. Erdhëm me shpejtësi. Me 1000% e qëllimshme për shkak të detyrës që bën vazja pasi punon në bashki. Shteti duhet ta gjejë", tha Muhamet Çota në një prpnoncim të shkurtër për mediat.

PAMJET/ Digjet makina e drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë,
Në foto: Muhamet Çota

Në lidhje me ngjarje policia thotë se ka shoqëruar në komisariat disa të dyshuar e se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit

Njoftimi i Policisë Vlorë

Informacion parapak

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).

PAMJET/ Digjet makina e drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë,
Në foto: Makina e djegur e Anjeza Shikos

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.