PAMJET/ Aksident në mes të Shkodrës, makina e bashkisë përplaset me një makinë tjetër

Një aksident ka ndodhur paraditen sotme në Shkodër, ku në qendër të qytetit një automjet i Policisë Bashkiake është përplasur me një tjetër.

PAMJET/ Aksident në mes të Shkodrës, makina e bashkisë

Janë të paqarta arsyet e këtij aksidenti, ndërsa ka vetëm dëme materiale.

 

Policia ndodhet në vendngjarje duke nisur hetimet paraprake për këtë aksident rrugor.

Automjeti i policisë bashkiake është makinë elektrike të cilat janë sjellë para pak kohësh duke u vendosur në dispozicion të efektivëve të bashkisë.

PAMJET/ Aksident në mes të Shkodrës, makina e bashkisë