Sinoptikania: Situata s’është aspak normale, shkurti ishte muaji më i nxehtë, 2024 do shënojë temperatura rekord

Sinoptikania Lajda Porja nga Meteoalb në një intervistë në studion e lajmeve theksoi se situata me motin që po përjeton vendi ynë nuk është aspak normale, kjo pasi janë shënuar deri tani shifra të larta të temperaturave.

“Situata e motit nuk është aspak normale, pasi muaji shkurt ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.

Ndërsa ky vit do të jetë edhe më i nxehtë se viti 2023, ku pritet të shënojë një rekord të temperaturave të larta”, theksoi Porja.

Sa i përket ditëve në vijim, sinoptikania u shpreh se në fund të muajit do të rikthehen reshjet e shiut në Shqipëri.