Lëvizte me kanabis me vete, arrestohet në flagrancë 18-vjeçari në Vlorë

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan disa doza lënde të dyshuar narkotike cannabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 31 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në subjektin që ky shtetas administron, në lagjen “Rilindja”, u gjetën dhe u sekuestrua një sasi paketash me cigare, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-
Paraditen e sotme, në lagjen “Pavarësia 3”, dyshohet se shtetasi G. M., 20 vjeç, është konfliktuar fizikisht, për shkak të detyrës, me shtetasin E. M. (punonjës policie, jashtë shërbimit).

Të dy këta shtetas ndodhen në ambientet e DVP Vlorë, me qëllim sqarimin e rrethanave dhe motivin e konfliktit. Veprimet procedurale për këtë rast po kryhen nga oficeri i Prokurorisë.