Qytetarët dhe presidenti Begaj bëjnë urime për Pashkët: Paqe e besim për çdo shqiptar

Mijera besimtare katolike morën pjesë në meshën e shenjtë ne katedralen e Shën Palit dhanë urimet e tyre per me shume paqe shendet dhe miresi.

‘’Për paqe në përgjithësi për mirësi. Të kemi paqe e lumturi në familjet tona.

Gëzuar Pashkët’’.

Festimet thonë se do ti vijojnë në familje me dreken tradicionale.

‘’Do mblidhemi me të afërmit tanë. Cdo shpi shqiptare e kalon në shtëpi me të afërmit’’.

Ne tryeze nuk do te mungoje veza e kuqe apo buka e pashkeve.

‘’Sigurisht sot është veza ajo bekimi që është për Pashkët.

E bekuar është veza dhe buka’’.

Pjese e meshes ishin edhe politikanë.

Presidenti Begaj pas meshës e dha urimin përmes medies.

‘’Tradita është shporta e vezëve të kuqe të cilët ndahen për cdo njeri pëvarësisht besimit.

Uroj për gjithë besimtarët që ajo shportë të mbushet me më shumë paqe, e besim për cdo shqiptar’’, tha Begaj.