​Sherr mes dy personave në Vlorë, njëri i arratiset policisë. Ndërhyn edhe FNSH-ja

Dy persona konfliktohen brenda një lokali në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.

Ka shkuar policia menjëherë për të shuar konfliktin.

Një prej të rinjve i përfshirë në konflikt sapo ka parë policinë është larguar me vrap.

E kanë ndjekur efektivë policie por s’kanë mundur ta neutralizojnë.

I riu ka ikur me vrap.

Janë thirrur përforcime derisa është bërë i mundur gjetja e tij në një pallat të braktisur dhe e kanë arrestuar.

Në aksion për arrestimin e të riut u përfshinë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.