VIDEO/ ''Edi mos ki frikë nga Himara'', Meta i bën thirrje kryeministrit: Hajde si nip bregdeti, jo si hajdut

Kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ndodhur në Himarë i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të vijë Himarë dhe të mos ketë frikë nga Himara.

Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, Meta i drejtohet Ramës duke i thënë që të mos i trazojë pronat e himariotëve.

Postimi i Metës:

Edi mos ki kaq frike nga Himara.

Edi po hajde o derezi pa bodigarde, polici e ushtri se u bere gazi i botes ne bregdet.

Një përshëndetje nga Himara me Aleko Balen, ish-i burgosur politik 16 vjet, 5 vjet i internuar dhe 5 vjet të tjera pa të drejtë vote.

Edi mos ki frikë nga Himara dhe nga ish-miku yt me pasaportë amerikane që e arreston policia që s’duam e kanabisit sa herë vjen ti me oligarkët në Himarë.

Edi mos ki frikë nga Fredi!

Edi mos ki frikë nga Himara!

Edi hajde si nip bregdeti jo si hajdut nga deti.