GJKKO lë në burg Marglen Qaton, avokati i kreut të IMT-së: Nuk ka kryer asnjë vepër penale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2024, 14:52
Pas vendimit të GJKKO-së që la në burg Mariglen Qaton, avokati i ish-drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës u shpreh se klienti i tij nuk ka konsumuar vepër penale.
“Ai akuzohet për veprën penale të korrupsionit dhe mos deklarimit të të ardhurave. Sipas mendimit tonë atje nuk ka vepër penale.
Pronari i kompanisë nuk merr tendera, i merr kompania. Kompania “5D” ka marrë tendera në të gjithë institucionet, përfshi dhe bashikinë e Tiranës.
Por natyrisht vepra penale për të cilën ato akuzohen ekziston. Prokuroria në rastin konkret nuk ka ngritur akuza për korrupsion aktiv, por pasiv.
Nuk foli prokuroria sot, folëm vetëm ne dhe Mariglen Qato i mohoi akuzat”, tha avokati.

