Bardhi “padit” PS-në tek reporterja e PE-së Isabel Santos: Mazhoranca ka bllokuar Reformën Zgjedhore

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi është takuar sot me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Isabel Santos.

Bardhi e ka informuar eurodeputeten për zhvillimet në Kuvend, ecurinë e reformave dhe problematikat që ka Shqipëria në rrugëtimin evropian.

Bardhi “padit” PS-në tek reporterja e PE-së Isabel Santos:

“Znj. Isabel Santos, raportere për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, e informova për përpjekjet e opozitës që Shqipëria të ketë një Parlament funksional, që respekton të drejtat kushtetuese të opozitës, lejon kontrollin efektiv ndaj Qeverisë, dhe që punon në interes të qytetarëve.

Moszbatimi nga Kuvendi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është minim i parimeve të shtetit ligjor dhe akti më brutal antikushtetuese i ndodhur në 33 vite.

Mazhoranca duhet të heq dorë nga tentativa për të kontrolluar institucionet e drejtësisë dhe nga çdo përpjekje për të kontrolluar politikisht drejtësinë.

Bardhi “padit” PS-në tek reporterja e PE-së Isabel Santos:

Gjithashtu, e informova për bllokimin 2 vjeçar të Reformës Zgjedhore nga mazhoranca dhe nevojën që ka Shqipëria, si vend kandidat për anëtar të BE, që të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm.

E sigurova se për opozitën përmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, garancitë për barazi në zgjedhje, dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, janë një prioritet jo vetëm i shpallur, por pikënisja e një reforme kuptimplotë zgjedhore, që duhet përmbyllur sa më parë në kohë”, shprehet Bardhi.