Kreu i Kadastrës Vlorë në GJKKO: Nuk kam patur asnjë kontakt apo njohje me investitorin Artan Gaçi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2024, 14:40
Zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Bilbil Aliaj para Gjykatës së Posaçme
Ai ka thënë para hetuesve se patur asnjë kontakt apo njohje me investitorin Artan Gaçi, apo me persona të tjerë të lidhur me të.
“Nuk kam patur asnjë kontakt apo njohje me investitorin Artan Gaçi, apo me persona të tjerë të lidhur me të. Nuk kam patur sugjerime, udhëzime apo ndërhyrje lidhur me këtë çështje përfshirë dhe Jorgo Goron. Më ka ardhur një praktikë si titullar, e përpiluar nga punonjësit përkatës, siç ndodhe zakonisht ku janë ekspertët dhe stafi përpilues, të cilën e kam firmosur si titullar. Kërkoj masë më të butë sigurie si detyrim paraqitje”