VIDEO/ Ish-bashkëshortja e Arben Ahmetajt, Albina Maçka del nga SPAK, ja për çfarë akuzohet

Ish-bashkëshortja e Arben Ahmetajt, Albina Maçka është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Pasi ka përfunduar marrjen në pyetjen ajo është larguar nga ambientet e Prokurisë duke mos pranuar të flasë për mediat.

Mançka është pyetur nga prokurorët, në lidhje me pasurinë që ka ndarë me ish-zv-kryeministrin e vendit.

Maçka gjatë marrjes në pyetje ka thënë se vilën që i është sekuestruar ia ka lanë shoqja e saj, e cila jeton në Zvicër.

Ajo tha se personalisht në emër të saj ka vetëm një shtëpi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Albina Maçka akuzohet për pastrim parash dhe fshehje pasurie. 

Kuktojmë që Arben Ahmetaj, ish-zv kryeministër akuzohet për veprat penale pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv, të lidhura me aferën e inceneratorëve.