PAMJE TË RËNDA/ I moshuari në Rrogozhinë vret mizorisht macen, e lidh me litar dhe e godet me shkop
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2024, 20:59
Episode të dhunës ndaj kafshëve në vendin tonë dhe keqtrajtimi ndaj tyre vijojnë të mbeten problematike.
Rasti i fundit është shënuar në Rrogozhinë ku një i moshuar ka dhunuar në mënyrë barbare një mace.
Në një video të postuar nga Jeta Osh Qef, i moshuari shihet ta lidhë macen me litarë dhe më pas e godet me një shkop.
Pas aktit të rëndë ai e fut kafshën në një qese.
Shihni pamjet në videon më poshtë:

