Dalin FOTOT/ Këta janë të rinjtë që u kapën me 11 kallashnikovë të transportuar nga Shkodra

Pesë persona janë arrestuar në zonën e “Freskut” në Tiranë këtë të martë. Raportohet se sektori i anti-trafiqeve ka mundur të sekuestrojë 11 kallashnikovë në bagazhin e një automjeti.

Dyshohet se kallashnikovët vinin nga Shkodra për t’u shitur në Tiranë.

Dalin FOTOT/ Këta janë të rinjtë që u kapën me 11

Dhe në kuadër të këtij operacioni policor të koduar “Repishti” u arrestuan Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, Mirjan Hasaj dhe Bilbil Aliaj, pikërisht personat që shihni në foto e mëposhtme të siguruara nga “Ora News”.

Burime bëjnë me dije se Sabian Hasa dhe Redi Nika kanë qenë te makina e modelit “BMW”, ndërkaq po ashtu mësohet se Nika ka qenë më parë i proceduar për kultivim droge në vitin 2023.

Çfarë tha Policia e Tiranës?

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Repishti", në zbatim të masave të caktuara në planin operacional "Sundimi i ligjit", për goditjet e rasteve të armëmbajtjet pa leje.

Dalin FOTOT/ Këta janë të rinjtë që u kapën me 11

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme.

Trafikonin armë zjarri, nga Shkodra drejt Tiranës, vihen në pranga 5 shtetas.

Dalin FOTOT/ Këta janë të rinjtë që u kapën me 11

Sekuestrohen 9 armë zjarri (4 automatikë, 5 pushkë), krëhra e municion luftarak, 2 automjete, dhe 5 aparate celular.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për disa shtetas që dyshohej se transportonin armë zjarri, nga Shkodra drejt Tiranës, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Repishti".

Dalin FOTOT/ Këta janë të rinjtë që u kapën me 11

Si rezultat i tij në një parking në Rrugën e Rinasit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit:

- S. H., 22 vjeç, R. N., 18 vjeç, D. H., 22 vjeçe, D. H., 18 vjeç, dhe M. H., 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe.

Dalin FOTOT/ Këta janë të rinjtë që u kapën me 11

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip "BMË" me drejtues shtetasin M. H. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krehër e municion luftarak.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për t’i shitur tek persona të tjerë.

Dalin FOTOT/ Këta janë të rinjtë që u kapën me 11

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.