Afera e inceneratorëve/ SPAK i komunikon Ahmetajt, Mërtirit dhe Zotos akuzat për korrupsion dhe pastrim parash

SPAK i komunikoi avokatit të Arben Ahmetajt akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit të parave” e “fshehjes së pasurisë”. Po ashtu, avokatëve të Mirel Mertirit e Klodian Zotos, në kërkim nga drejtësia, akuzat e “korrupsionit” dhe “pastrimit te parave”.

Biznesmeni Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK. Mërtiri është vënë nën akuzë për korrupsion në aferën e inceneratorëve.

Prokuroria e Posaçme akuzoi zyrtarisht biznesmenin Mirel Mërtiri për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit më 15 nëntor 2022.