Ter*orizmi godet Rusinë, Osmani: Sot është e gjithë bota në luftë, dhe kjo është një mega-lojë e rikonfigurimit të...
E gjithë bota është solidarizuar me Rusinë, e cila përjetoi pak ditë më parë një sulm të egër terrorist, ku 139 persona humbën jetën në një sallë koncertesh.
Katër të dyshuar nga Taxhikistani janë arrestuar, nën akuzën për pjesëmarrje në një sulm terrorist dhe përballen me burgim të përjetshëm.
Masakra filloi të premten mbrëma në qendrën e koncerteve Crocus City Hall në Moskë, një orë para nisjes së koncertit.
Por a ishte ky sulm një dështim i Rusisë sa i përket sigurisë së saj?
Lidhur me këtë çështje eksperti i sigurisë, Kreshnik Osmani, në një intervistë për “Ora News” u shpreh se kemi të bëjmë me një situatë të ndërlikuar ndërkombëtare.
“Sot është e gjithë bota në luftë dhe të gjitha zonat e konflikteve sot në botë janë ngushtësisht të lidhura me njëra-tjetrën, qoftë në llogjikën taktike, qoftë edhe në atë strategjike.
Sot kemi të bëjmë me një botë të re e cila thyhet nga Vladimir Putin dhe pushtimin e Ukrainës më 24 mars të 2022-it.
Pra në të gjithë botën përveç zonave të konfliktit, futja e Suedisë në NATO, tensionet në Ballkan, të gjitha janë pjesë e një mega-loje dhe mega-përplasje botërore e cila vihet në funksion të rikonfigurimit të fuqive të mëdha botërore të cilat do të rikonfigurojnë atë që quhet Rendi i Ri Botëror, ku ka një marrëveshje që Amerika dhe Kina të mos përplasen direkt mes tyre.
Forcat ruse u gjendën të papërgatitura përballë këtij sulmi. Dhe kjo është një tregues i qartë se Rusia është në objektivin e sulmeve të tilla me qëllim destabilizimin e vendit pikërisht në momentin kur ai kishte nevojë për mbështetjen e popullit të tij”, theksoi ndër të tjera eksperti Kreshnik Osmani.
MË POSHTË INTERVISTA E PLOTË ME EKSPERTIN E SIGURISË


