Hitaj: Sallat e Bashës në takime janë plot, kritika duhet të fillojë nga Berisha në PD

Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetari Arbër Hitaj u shpreh se sallat e Bashës në takime janë plot, ndërsa të Rithemelimit nuk janë aq plot.

Hitaj: Sallat e Bashës në takime janë plot, ndërsa të Rithemelimit nuk janë aq plot. Diskutimi nuk është sa njerëz mbledhin ata, por a kanë të dyja palët njerëz, dhe rezulton që edhe Lulzim Basha ka njerëz pas tij.

Nëse këta njerëz duan të mirën e PD-së duhet ta fillojnë kritikën me Berishës, të ikë Berisha dhe pastaj Basha. Mua më intereson fati i opozitës.