Sula: Basha i dha fjalën Ramës për të votuar dy herë në kuvend, por e gënjeu, nuk e mbajti

Në “Drejt” nga Luan Rama, deputeti demokrat Dashnor Sula u shpreh se Basha i ka dhënë fjalën PS-së, për votuar për heqjen e mandatit të Berishës dhe për amnistinë penale.

Sula: Basha i ka dhënë fjalën Ramës dhe PS-së, për të shkuar dhe të votojë për heqjen e mandatit të Berishës. I kërkoi për amnistinë penale. Po të kisha qenë unë si Basha do të votoja, por ky sërish e gënjeu dhe në politikë kërkohet mbajtje fjale.

Basha në ato argumente që ka ngritur për votimin elektronik dhe votimin e emigrantëve ka të drejtë, ndërsa për Vettingun e politikanëve ia fut kot. Ne politikisht jemi të destinuar që të bashkëjetojmë me mazhorancës përmes parimeve.