''Dihet kush është pazarxhiu, e ka në ballë'', Meta ironizon Bashën: Sado të lyhen flokët, nuk ka rini aty ku shkëlqen mashtrimi
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur Lulzim Bashës, i cili ka deklaruar herë pas herë se bëhet pazare mes politikës së vjetër.
Në konferencë me gazetarët, Meta u shpreh se dihet kush është pazarxhiu, duke kujtuar djegien e mandateve apo shtyrjen e zgjedhjeve lokale, që sic u shpreh kreu i PL, “Basha nuk e regjistroi PD në KQZ sepse kështu i interesonte Ramës”.
Meta ndër të tjera tha se “të gjithë e dinë kush është pazarxhiu, e ka në ballë”, ndërsa e ironizoi Bashën duke thënë “nuk bëhesh i ri duke lyer flokët”.
“Pazar ishte që ti bojkotoi, që të rrijë kjo ndarje që dua unë dhe kudo ku do të jenë kandidatët e LSI të mbështetur gjoja nga PS unë do të mbështes kandidatët e tu.
Kjo ndodhi në Lezhe, në Pogradec etj.
E di gjithë Shqipëria se kush është njeriu u pazareve. Kush mbahet peng për të dëmtuar opozitarizimin dhe nuk bëhesh i ri duke lyer flokët.
As duke thënë se unë jam fitimtar se bëj lapsuse sic bën Presidenti i SHBA. Opozitarët kanë humbur nga pazaret e tij dhe vetëm të tij.
Sic ishte pazari edhe i djegies së mandateve, sic ishte pazari edhe për zgjedhjet lokale që i ra në gjunjë presidentit për të shtyrë zgjedhjet lokale dhe që e shtyu.
E vendosi vetë datën e zgjedhjeve lokale dhe nuk e regjistroi PD në KQZ sic u regjistruan partitë e tjera të opozitës.
Pse? Jo se nuk i interesonte PD, por nuk i interesonte Edi Ramës, i cili duhet tu thoshte të huajave si do hyj në zgjedhjet lokale kur prapë PD nuk është regjistruar.
Të gjithë e dinë kush është pazarxhiu, e ka në ballë.
Sa i takon pastaj të vjetër të rinj, e thashë që sado të lyhen flokët nuk ka rini aty ku shkëlqen mashtrimi”, tha Meta.
