Akuzohet për tjetërsim prone, zbardhet dëshmia e Jorgo Goros: Ndërhyra për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes palëve

Është zbardhur dëshmia e kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, i cili u arrestua nën akuzën për tjetërsim prone.

Goro deklaron se ka vepruar për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes palëve.

Ai shprehet se ka dhënë vetëm një mendim se ku mund të jetë prona e shtetasit Haris Runa dhe Krenar Adili, me qëllim zgjidhjen e konfliktit.

Rezulton se sa eshte pershkruar ne shkresen nr. 731 prot., date 18.03.2019. nenshkruar nga Kryetari i Bashkise Himare Jorgo Goro, e cila ka sherbyer me pas per regjistrimin perfundimtar te prones, rezulton te jete rrethane e cila nuk perputhet me faktet dhe te dhënat e pasqyruara ne shkresat dhe regjistrat e protokollit si me siper.

Nga keqyrja ne këte rubrike të regjistrit, ka rezultuar se Keshilli i Qarkut Vlore nga ana e tij nuk ka kthyer asnje pergjigje në adrese te Bashkise Himare pas administrimit te kerkeses nga kjo e fundit.

Per kete shkak, edhe pas dates 15.04.2023. Bashkia Himare nuk ka marre asnje konfirmim nga Keshilli i Qarkut Vlore, qe lidhet me Formularin nr. 6 apo cfaredo konfirmim tjeter qe ka lidhje me pasurine per te cilen i ka kërkuar ZVRPP Vlore registrimin.

I pyetur ne cilesine e personit qe ka dijeni per vepren penale, shtetasi Jorgo Goro shpjegon nder te tjera se: "..ne lidhje me kerkesen me nr. 19555 prot, date 07.09.2016, nga Zyra Vendore e Registrimit te Pasurive te Paluajtshme Vlorë, Drejtoria e Mbrojtes dhe Menaxhimit te Tokes ka kryer veprimet e saj per te cilat ai nuk eshte ne dijeni, por thjesht ka firmosur kthim pergjigjen si titullar institucioni drejtuar Z.V. R.P.P. Vlore, pas perpilimit nga dretoria perkatese.

Pra e gjitha procedura e ndjekur per rastin ne fjale ishte trajtuar nga drejtoria perkatese e cila ka kryer verifikimet perkatese, dhe nga Bashkia Himare ishte kthyer pergjigje me shkrese nr. 2751/1 date 13.09.2016.

I pyetur se cfare baze ligjore kishte sherbyer per te si kryetar bashkie, per te konturuar pasurine me numer 36/35, deklaruesi eshte pergjigur se ka nderhyre për te zgjidhur mosmarreveshjet mes shetasve.

Kjo kompetence, sipas deklaruesit, parashikohet ne ligjin e vetegeverisjes vendore dhe konkretisht se ne fushen e sigurise publike, bashkite jane pergjegjese per garantimin e marredhenieve ne komunitet, parandalimin dhe ndermjetesimin per zgjidhjen e konflikteve ne komunitet.

I pyetur ne lidhje me shkresen nr. 2751/1
date 13.09.2016, nga Bashkia Himare, drejtuar Zyres Vendore te Registrimit te Pasurise Vlore, ku eshte shprehur se ne Z.K. 1739-Gilek nuk eshte kryer procesi i regjistrimit te pare fillestar sistematik (menaxhim) dhe se nuk dispononnte (bashkia) harta treguese te registrimit (H.T.R.), duke mos mundur ne kete menyre te sprehen per juridiksionin dhe vendosjen e pronave, ndersa me poshte eshte shprehur mendimi se ka mbivendosje dhe se pronat e Haris Runa dhe Krenar Adilit ndodhen ne zone e konturuar me nr. 36/35, shtetasi Jorgo Goro eshte pergjigjur se ka dhene vetem nje mendim se ku mund te jete prona e shetasit Haris Runa dhe Krenar Adili, me gellim zgjidhjen e konfliktit.

I pyetur nga eshte nisur per te dhene nje mendim per identifikimin me numer te prones se shtetasve Haris Runa dhe Krenar Adili, deklaruesi shprehet se kerkesa me nr. 19555 prot., date 07.09.2016 e Z. R. P.P.

Vlore nuk parashikon dhenie mendimi per konturimin e prones se shetasve Haris Runa dhe Krenar Adilit, po ata si institucion kanë shkuar me tej ne pergjigien e tyre kur kanë dhene mendim ge pronat e këtyre shtetasve konturohen ne pasurine me nr 36/35.

“Gjate hetimit jane kryer edhe verifikime prane institucioneve bankare dhe konkretisht, nga verifikimet e kryera prane Bankes Intesa Sanpaolo, ka rezultuar se shtetasi Stavri Mëhilli disponon llogari bankare dhe nga nxjerja e llogarise (levizjet) ne monedhen ALL (Lekë), rezulton se ne date 27.02.2020, Shtetasit Stavri Mehilli, i jane transferuar/kaluar ne llogari shuma 12,677,600 leke me pershkrimin: "Kalim sipas kontrates nr. 296 rep nr. 171 kol date 26.02.2020".”, thuhet ne dosjen hetimore.

SPAK thote se gjithe skenari i tjetersimit persa i takon regjistrimit te siperfaqes se tokes truall prei 5512 m2, prones me dokumenta flase, ka qene me qellim shitjen e saj tek Artan Gaçi.

“Rezulton te jete perdorur nga shtetasi Stavri Mehilli me qellim regjistrimin e prones, shitjen me pas perfitimin e te hollave sipas çmimit te rene dakord ne kontraten e shitjes me pale blerëse perfaqesuesin e personit juridik, shtetasin Artan Gaci.

Nga ana tjeter, procesi i regjistrimit te prones ne fjale eshte mundësuar dhe perfunduar nga veprimtaria e kunderligishme dhe të pa bazuara ne asnje verifikim apo akt zyrtar, si dhe ne tejkalim te kompetencave te organeve te qeverisjes vendore, nga funksionarët publike te Bashkise Himare si dhe nga veprimet ne kundershtim me ligin te nepunesve te ZVRPP Vlore/ASHK Vlore.”.