Berisha kërkon lirinë, sot GJKKO jep vendimin. Avokati: Kjo është strategjia e Ramës, e kanë stisur këtë çështje

Apeli i GJKKO do të japë ditën e sotme vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij dhe lejimin për të marrë pjesë në seancat plenare.

“Kjo është strategjia e Ramës dhe e kanë stisur këtë çështje.

Këta deri më sot ia kanë arritur që me anë të kësaj gjykate të kapur të realizojnë këtë skenar, ne do ti kundërvihemi me mjetet ligjore.

E kemi thënë.

Vendimi i gjykatës do të zbardhet në 15:00″, tha Gjokutaj.