Përfundon numërimi i votave/ Demokratët zgjedhin kryetarin e ri edhe në Bulqizë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2024, 20:13
Pas Kukësit ka përfundur numërimi i votave për kryetar dege edhe të Bulqizë.
Sipas komisionit të zgjedhjeve brenda PD-së, në Bulqizë votuan 569 anëtarë, ku kandidati Rasim Sadiku siguroi 121 vota dhe rivali i tij Shaqir Manjani 445 dhe 3 vota ishin të pa vlefshme.
Shaqir Manjani u zgjodh Kryetari i ri i PD Dega Bulqizë.