Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Vasili: I rëndësishëm miratimi i planit të hetimit, opozita do insistojë për të zbardhur aferën
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një intervistë në Ora News u shpreh se momenti më i rëndësishëm në komisionin në Shëndetësi ishte miratimi i planit të hetimit.
Gjithastu Vasili u shpreh se nuk do hetohet vetëm në planin financiar por edhe në implikimin që ka pasur ajo në planin shëndetësor.
Vasili: Momenti më i rëndësishëm është miratimi i planit të hetimit.
E rëndësishme është edhe plani i thirrjes së dëshmitarëve që janë persona kyç të lidhur me çështjen dhe që mund të hedhin dritë mbi këto dy afera.
Ky ishte momenti më i rëndësishëm për të vijuar punën më tej me materiale konkrete.
Ka qenë një numër shumë i madh institucionesh të përfshirë në këto afera, si njohës të fakteve që lidhen me këto kontrata.
Kishte një dëshirë për të penguar për të fituar kohë e përfaqësuesve të Rilindjes që lidhur me vendimin e parlamentit për ngritjen e komisionit.
Për cështjen e konfliktit të interesit ky është evident.
Këtu nuk ka asgjë më për të diskutuar.
Opozita do insistojë dhe do bëjë gjithcka për të zbardhur sa më shumë aferën.
Do hetojmë përveç aferës në planin financiar, por edhe implikimin që ka pasur ajo në planin shëndetësor.
