Sot mbledhja e parë/ Opozita 4 muaj kohë për të vërtetuar akuzat për “Check-up”-in dhe “Sterilizimin”
Pas miratimit me vota të mazhorancës dhe opozitës në parlament, të hënën do të nisin punën komisionet hetimore.
Nën drejtimin e deputetes opozitare Albana Vokshi, në Kuvend do të nisin hetimet parlamentare për koncensionet në shëndetësi.
Shërbimi publik për “Check-up”-in dhe “Sterilizimin” janë dy çështjet kryesore që do të diskutohen, për të cilat opozita akuzon se janë manipuluar kostot financiare.
Në agjendë pritet të jetë konstituimi dhe vendosja e piketave të punës.
Komisioni do të ketë në përbërje 15 anëtarë, ku 7 janë nga rithemelimi dhe 8 nga partia socialiste.
Pas Albana Vokshit, numri dy i këtij komisioni do të jetë deputeti socialist Plarent Ndreca, ndërsa afati kohor për hetimin parlamentar do të jetë 4 muaj që prej ngritjes së tij
Kërkesa për ngritjen e këtij komisioni hetimor u depozitua në 25 shtator të vitit 2023 me firmat e 45 deputetëve nga opozita.
Ajo u rrëzua nga mazhoranca me pretendimin se kjo çështje është nën hetim nga SPAK dhe nuk nevojitet një hetim politik.
Nga ana tjetër, në kërkesën e parë të PD, ishin parimisht 4 koncensione që kërkoheshin për hetim, përfshirë shërbimin e hemodializës dhe laboratorët mjekësore. Por në kërkesën e dytë, këto nuk u përfshinë.

Përbërja e komisionit
1- Albana Vokshi Kryetar PD
2- Plarent Ndreca Nënkryetar PS
3- Klodiana Spahiu Anëtar PS
4- Milva Ekonomi Anëtar PS
5- Ilirjan Pendavinji Anëtar PS
6- Ilir Metaj Anëtar PS
7- Edona Bilali Anëtar PS
8- Petro Koçi Anëtar PS
9-Klevis Xhoxhi Anëtar PS
10- Zheni Gjergji Anëtar PD
11- Ina Zhupa Anëtar PD
12- Edmond Spaho Anëtar PD
13- Saimir Korreshi Anëtar PD
14- Xhelal Mziu Anëtar PD
15- Petrit Vasili Anëtar PD
Anëtarët Zëvendësues
1- Lavdrim Krashi, Anëtar zëvendësues PS
2- Mirela Pitushi, Anëtar zëvendësues PS
3- Emilia Koliqi, Anëtar zëvendësues PD
4- Ilda Dhori, Anëtar zëvendësues PD



