Nënkomisioni i reformës/ Formohet grupi i dialogut, Ora News zbardh dokumentin e komisionit të ligjeve
Pas arritjes së konsensusit mes Rithemelimit dhe PS palët nuk kanë humbur kohë dhe kanë ngritur nënkomisionin e reformave.
I quajtur grup i dialogur është ngritur me datën 15 mars, ndërsa Ora News e ka parë dokumentin dhe ka mësuar detajet se si do të funksionojë ky grup!
Pas marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit në Partinë Demokratike për rikthimin e normalitetit në kuvend, Komisioni i Ligjeve nuk ka humbur kohë dhe ka miratuar nënkomisionin e reformave.
Dokumenti që Ora News e ka parë mban datën 15 mars dhe zyrtarisht quhet grup dialogu dhe ka si qëllim gjetjen e konsensusit për çështjet që kërkojnë 84 vota.
Sipas projektvendimit grupi përbëhet nga 6 anëtarë 3 nga partia socialiste dhe 3 nga opozita, ndërsa ai mund të mblidhet me kërkesën e secilit prej anëtarëve të tij ndërsa vendimet merren me konsensusin e të gjthëve.
Në pikën 2 të projekt vendimit thuhet se ky grup paraqet propozime edhe në funksion të mbështetjes së anëtarësimit të vendit tonë në bashkimin europian.
Gjithashtu ky grupim mund të kërkojë zyrtarisht ekspertizën nga partnerët strategjik të shqipërisë për akte të caktuara.
Deri më tani anëtarët e këtij grupi janë Oerd Bylykabshi nga PD e Rithemelimit, Erisa Xhixho nga partia e lirisë dhe një vend i është lënë PD –së së Lulzim Bashës, ndërsa PS ende nuk i ka zgjedhur emrat.
Grupi do të merret edhe me reformën zgjedhore pasi komisioni bipartizan dështoi për të prodhuar një produkt pas më shumë se 2 vitesh!
