Basha ironizon marrëveshjen Rithemelimi-PS: Si u katandis kokoshi me një thelë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ironizuar nga Dibra marrëveshjen e Rithemelimit me PS-së për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare.

Ai tha e cilësoi këtë marrëveshje një pazar për karrige.

“Ajo që pritet është një marrëveshje pazar dhe se është prodhuar një fabul e tërë se revolucioni do të shporrë këtë qeveri.

Qeveria ka kaluar që t’i kalojë ligjet sa hapë e mbyll sytë.

Pse u dorëzua flamuri i revolucionit? Sot ata që e rrëzuan revolucionin i kanë sytë përdhe.

Pse nuk shohin ata po i mbajnë sytë përdhe?

Ata duhet të tregojnë se si u katandis kokoshi me një thelë.

Kërkuan revolucion.

Sot po rrinë si qingja përballë Edi Ramës me shpresën se ky pazar do t’i mbajë në karrigen e radhës.

Pazari i tyre kaq paska qenë. Nsaj kam një thirrje për bashkim.

Shpresa e vetme për rrotacion është këtu, është Partia Demokratike e Shqipërisë.

Nuk ka ndryshuar asnjë germë në qëndrimet e saj.”, tha Basha.