Komisionet hetimore, Dhori: Mazhoranca reflektoi, u kthye në shinat e respektimit të kushtetutës
Janë votuar dy Komisionet Hetimore, për të cilat mazhoranca dhe Rithemelimi ranë dakord disa ditë më parë.
Me 95 vota pro, asnjë kundër, një abstenim u votua për ngritjen e komisionit hetimor për për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi.
Për të folur rreth kësaj teme në një intervistë për "Ora News" ishte deputetja demokrate Ilda Dhori.
E pyetur se si i ka parë bisedimet që u zhvilluan në seancën e një ditë më parë, deputetja tha:
"Ka qenë maraton sepse shkëputet gjatë për shkak të sanksionit që opozita kishte marrë. U kthye në foltore pasi mazhoranca reflektoi dhe pasi mazhoranca vendosi të kthehet në shinat e respektimit të kushtetutës, të respektimit të të drejtave të opozitës. Foltorja është më e rëndësishme për opozitën për të shprehur të gjitha shqetësimet dhe hallet e qytetarët. Gjithë kolegët ishin të interesuar për të folur për qytetarët. Kjo na intereson", tha ajo.
