''Kemi thjesht rikthim të normalitetit në parlament'', Koçi: Ta quash këtë situatë marrëveshje, është fyese

Deputeti i PS-së, Petro Koçi i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se nuk ka asgjë të re por thjesht një rikthim të normalitetit në parlament. Koçi gjithashtu tha se është fyese dhe naive që ta quash këtë një marrëveshje.

Koçi: Unë gjykoj që nuk kemi asgjë të re.

Thjesht një rikthim në normalitet të marrëdhënieve parlamentare.

Të cilat për disa muaj kanë qenë të kontraktuara, të tensionuara me sjellje të pahijshme, antiqytetare, anticivile.

Bile edhe me sjellje të dhunshme dhe të dënueshme.

Unë mendoj se ka patur edhe veprime të cilat mund të jenë të dënueshme edhe penalisht.

Ta quash këtë situatë marrëveshje, intelektualisht është fyese, polikisht është naive ose po themi djallëzore por djallëzi e dështuar.

Për mua është fund i një aksioni politik vetëvrasës të opozitës që mesa duket erdhi në një fazë që e kuptoi se me këtë rrugë vetëvrasja do arrinte në një eliminim të parikuperueshëm.