Kuvendi ngre “flamurin e bardhë”/ Gazetarja zbardh prapaskenat “e Paqes” PS – Opozitë: Ja pse s’ishte Rama

Kuvendi i Shqipërisë ka vulosur mbrëmjen e djeshme marrëveshjen politike mes mazhorancës dhe opozitës për rikthimin e normalitetit të punimeve parlamentare.

Konkretisht  Kuvendi miratoi me 96 vota pro dhe 1 abstenim ngritjen e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS.

Po ashtu,  u miratua ngritja e komisionit hetimor për koncesionet e Sterilizimit dhe Check-up-it, të cilët u votuan me 95 vota pro dhe 1 abstenim.

Ndërsa Komisioni Hetimor për shërbimin publik, 95 vota pro dhe 1 abstenim.

Ndërkaq e ftuar mëngjesin e sotëm në studion e lajmeve në “Ora News” gazetarja Mola Luku zbardhi dhe prapaskenat se si do të funksionojnë këto komisione.

“Ato do kenë një mandat 4 mujor nga ngritja e tyre dhe mbetet për t’u parë se si do të vijojë puna pasi kemi të bëjmë me komisione të cilave u është ndryshuar dhe ligji i funksionimit të tij.

Në fakt u përfol se kryeministri do të vinte në Par;latent vetëm për të votuar, por ai nuk erdhi dhe sipas zyrës së shtypit të tij, agjenda e tij e bëri të pamundur pjesëmarrjen në Kuvend dje”, u shpreh ndër të tjera gazetarja Mola Luku.